
10.2 Pajisjet prej inoksi ose
alumini
Pastrojeni derën e furrës
vetëm me sfungjer të lagur.
Thajeni me leckë të butë.
Mos përdorni tel krues, acide
ose materiale gërryese, pasi
ato mund të dëmtojnë
sipërfaqen e furrës. Pastroni
panelin e kontrollit të furrës
duke marrë të njëjtat masa
paraprake.
10.3 Pastrimi i guarnicionit të
derës
• Guarnicionin e derës kontrollojeni
rregullisht. Guarnicioni i derës
ndodhet rreth kornizën së hapësirës
së furrës. Mos e përdorni pajisjen
nëse guarnicioni i derës është i
dëmtuar. Lidhuni me një qendër
shërbimi të autorizuar.
• Për të pastruar guarnicionin e derës
shikoni informacionin e përgjithshëm
mbi pastrimin.
10.4 Heqja e mbajtëseve të
raftit dhe e paneleve katalitike
Për të pastruar furrën, hiqni
mbështetëset e rafteve dhe hiqni panelet
katalitike.
KUJDES!
Bëni kujdes kur hiqni
mbajtëset e rafteve. Panelet
katalitike nuk janë të ngjitura
me muret e furrës dhe mund
të bien kur hiqni mbajtëset e
rafteve.
1. Tërhiqni pjesën ballore të
mbështetëses nga muri anësor.
Mbani shinat e pasme rrëshqitëse
dhe panelin katalitik në vend me
dorën tjetër.
2. Tërhiqni pjesën e pasme të
mbajtëses së rafteve jashtë murit
anësor dhe hiqeni.
Montojini mbështetëset e rafteve në
rendin e kundërt.
Kunjat te shinat teleskopike
nuk duhet të jenë vendosur
përpara.
10.5 Pastrimi katalitik
KUJDES!
Mos pastroni sipërfaqen
katalitike me spërkatës për
furrat, pastrues abrazivë,
sapun ose agjentë të tjerë
pastrues. Kjo do të shkaktojë
dëmtime në sipërfaqen
katalitike.
Njollat ose çngjyrosja e
sipërfaqes katalitike nuk ka
asnjë efekt në vetitë
katalitike.
SHQIP 21
Kommentare zu diesen Handbüchern