
Lidhja elektrike
Paralajmërim Vetëm një person i
kualifikuar dhe kompetent duhet të
kryejë instalimin elektrik.
• Prodhuesi nuk mban përgjegjësi nëse nuk
ndiqni këto masa sigurie.
• Montojeni pajisjen sipas udhëzimeve të
sigurisë.
• Sigurohuni që vlerat e tensionit dhe lloji i
fuqisë në pllakën e parametrave të jetë në
përputhje me tensionin dhe fuqinë e vendit
tuaj.
• Kjo pajisje është e pajisur me një kabëll pa
spinë.
• Çdo komponent elektrik duhet instaluar
ose zëvendësuar nga tekniku i Qendrës së
Shërbimit ose nga personeli i kualifikuar i
shërbimit.
• Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të
instaluar mirë.
• Mos përdorni spina me shumë hyrje,
konektorë dhe kabllo zgjatues. Ka rrezik
zjarri.
• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas
montimit të pajisjes.
• Mos e tërhiqni kabllon e ushqimit për të
shkëputur pajisjen nga korrenti. Tërhiqeni
gjithmonë nga spina.
• Lidheni pajisjen me ushqimin elektrik duke
përdorur një çelës kryesor bipolar që ju
mundëson ta shkëputni pajisjen nga
ushqimi elektrik, me distancë midis
kontakteve në gjendje të hapur, prej 3 mm,
përkatësisht lidheni me automatin
mbrojtës, me një rele diferenciale
(salvavita) ose me siguresë.
• Të dhënat rreth tensionit janë dhënë në
pllakëzën e parametrave (referojuni
paragrafit "Përshkrimi i produktit").
Probleme që lidhen me mjedisin
Materialet ambalazhuese
Materialet e shënuara me simbolin
janë të
riciklueshme. Hidhini ambalazhet nëpër
koshat e përshtatshëm të plehrave, për
riciklimin e tyre.
Hedhja e pajisjes
1. Shkëputeni pajisjen nga priza.
2. Priteni kabllon dhe spinën dhe hidhini ato.
3. Çmontoni mbërtheckën e derës. Kjo
shmang që fëmijët të mbyllen brenda
pajisjes. Ka rrezik asfiksimi.
electrolux 11
Kommentare zu diesen Handbüchern