
Aksesorët e furrës
• Raft i furrës
Për enë gatimi, forma keku, tava pjekjeje.
•
Tave e sheshtë pjekjeje
Për ëmbëlsira dhe biskota.
Përdorimi I përditshëm
Ndezja dhe fikja e furrës
1. Rrotullojeni çelësin e funksioneve në një
funksioni të furrës.
2. Rrotullojeni çelësin e temperaturës në një
temperaturë.
Treguesi i fuqisë ndizet ndërsa furra është
në punë e sipër.
Treguesi i temperaturës ndizet ndërsa
temperatura e furrës rritet.
3. Për të fikur furrën, rrotullojeni çelësin e
funksioneve dhe çelësin e temperaturës
në pozicionin Off (e fikur).
Numëruesi i minutave
Përdoreni për të vendosur një kohë me
numërim mbrapsht.
Fillimisht rrotullojeni çelësin e Numëruesit të
Minutave (shihni kapitullin "Përshkrimi i
pajisjes") deri në fund në drejtim orar. Më pas
rrotullojeni atë mbrapsht në vlerën e
dëshiruar të kohës. Pasi të ketë përfunduar
koha, do të tingëllojë një sinjal.
Ky funksion nuk ka asnjë ndikim në
funksionimin e furrës .
Ventilatori ftohës
Kur pajisja është në punë e sipër, ventilatori
ftohës ndizet automatikisht për t'i mbajtur të
ftohta sipërfaqet e pajisjes. Nëse e fikni
pajisjen, ventilatori ftohës ndalon.
Termostati i sigurisë
Për të parandaluar mbinxehjen e rrezikshme
(nga përdorimi i gabuar i pajisjes ose
komponentëve me defekt), furra është
pajisur me një termostat sigurie, i cili ndërpret
energjinë elektrike. Furra ndizet përsëri
automatikisht, kur bie temperatura.
Funksionet e furrës
Funksioni i furrës Zbatimi
Pozicioni Off Pajisja është e fikur.
Gatimi konvencional
Nxehtësia vjen nga të dy elementët, ai i sipërm
dhe ai i poshtëm. Për të pjekur në një nivel.
Grili i brendshëm
Për të pjekur ushqimet e sheshta në sasi të
vogla në nivelin e mesit. Për të bërë toste.
Elementi i ngrohjes së poshtme
Nxehtësia vetëm nga pjesa e poshtme e furrës
Për pjekjen e kekëve me bazë krokante ose të
thekur.
Gatimi me ventilim
Për të gatuar gatesa të ndryshme njëkohësisht.
Për të gatuar shurup të bërë vetë me fruta si
dhe për tharjen e kërpudhave apo frutave.
Shkrirja
Shkrin ushqimin e ngrirë. Çelësi i temperaturës
duhet të jetë në pozicionin off.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Paralajmërim Gatuani gjithmonë me
derën e furrës të mbyllur kur piqni në gril.
Mos vendosni tava pjekjeje, tenxhere,
etj. mbi bazamentin e furrës për të
shmangur dëmtime të mundshme të
smaltit të furrës.
Bëni kujdes kur hiqni apo instaloni
aksesorët, për të shmangur dëmtime të
mundshme të smaltit të furrës.
• Furra ka katër nivele raftesh. Numërojini
nivelet e furrës nga poshtë.
4 electrolux
Kommentare zu diesen Handbüchern