Electrolux ERB36605X Grundlegende Anleitung Seite 10

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 68
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 9
Të dhëna të rëndësishme:
Vrima e valvulit të derës së frigoriferit duhet
mbyllur me Valvulin e Ujit gjatë funksionimit të
rregullt të pajisjes.
Përdorni vetëm ujë të pijshëm. Përdorimi i çdo
lloj pijeje tjetër mund të lërë mbeturina, shije ose
aromë në rezervuar dhe rubinet.
Ka mundësi të dëgjoni zhurma të shkaktuara
nga hyrja e ajrit kur uji del nga rezervuari.
Në rast se uji nuk rrjedh mirë, shtypeni levën që
lëshon ujin edhe njëherë. Mbajeni gotën nën
rubinet për disa çaste, që të siguroheni që uji të
bjerë në gotë.
Mos përdorni pije të gazuara, si p.sh. pije të
buta. Pija mund të rrjedhë jashtë si pasojë e
presionit të gazit.
Mbani parasysh që uji është artikull ushqimor. Ju
lutemi konsumojeni ujin e filtruar brenda një ose
dy ditësh.
Nëse njësia e filtrit të ujit BRITA nuk përdoret për
një kohë të gjatë (p.sh. gjatë pushimeve), ju
këshillojmë të derdhni jashtë ujin e mbetur
brenda sistemit dhe ta lini filtrin brenda.
Përpara se ta përdorni sistemin sërish, nxirrni
jashtë filtrin dhe përsëritni hapat 1 deri 4
paragrafit "Si të përdorni filtrin BRITA MAXTRA".
Njësia e filtrit të ujit BRITA është projektuar për
t'u përdorur vetëm ujë rubineti të trajtuar nga
bashkia (shënim: ky ujë kontrollohet vazhdimisht
dhe sipas rregulloreve ligjore i sigurt për t'u pirë)
ose me ujë nga ujësjellës privatë, uji i të cilëve
është provuar si i sigurt për t'u pirë.
Nëse udhëzoheni nga autoritetet se uji i rubinetit
duhet zier, atëherë edhe uji i filtruar nga filtri
BRITA duhet zier gjithashtu. Kur udhëzimi për
zier ujin nuk është më në fuqi, i gjithë sistemi
filtrues duhet pastruar dhe duhet vendosur një
filtër i ri.
Mund të gjeni më shumë të dhëna për përdorimin
e filtrit BRITA dhe sistemit Memo në udhëzuesin e
sistemit BRITA.
Ju mund të blini filtra të rinj BRITA dhe sistem
Memo në rrjetin e shërbimeve të klientit të
Electrolux ose BRITA.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Tingujt e Funksionimit Normal
Mund të dëgjoni një gurgullimë të lehtë kur
frigoriferi pompohet nëpërmjet bobinave ose
tubave. Është normale.
Kur kompresori është i ndezur, frigoriferi
pompon ujin dhe do të dëgjoni një tingull uturimë
dhe një zhurmë dridhëse nga kompresori. Është
normale.
Zgjerimi termik mund të shkaktojë një zhurmë të
papritur kërcitëse. Është një fenomen i
natyrshëm dhe jo një fenomen fizik i rrezikshëm.
Është normale.
Kur kompresori ndizet ose fiket, do të dëgjoni
një "klik" të zbehtë të çelësit të temperaturës.
Është normale.
Kujdesi dhe pastrimi
Kujdes Shkëputeni nga korrenti pajisjen
përpara se të kryeni çdo veprim
mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon në njësinë e
saj ftohëse; për këtë arsye, mirëmbajtja dhe
ringarkimi duhet të kryhen vetëm nga teknikë të
autorizuar.
Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi i
dhomëzës së ftohësit sa herë që kompresori
ndalon, gjatë përdorimit normal. Uji i shkrirjes
kullon nëpërmjet një zgavre në një mbajtëse të
posaçme që ndodhet në pjesën e pasme të
pajisjes, mbi kompresorin e motorit, ku dhe
avullon.
Është e rëndësishme të pastroni periodikisht
vrimën kulluese të ujit të shkrirjes, që ndodhet në
mes të kanalit të dhomëzës së ftohjes, për të
parandaluar që uji të rrjedhë jashtë e të pikojë mbi
ujë. Përdorni pastruesin e posaçëm që ju është
dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në vrimën e
kullimit.
10 electrolux
Seitenansicht 9
1 2 ... 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 ... 67 68

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare