
Shkrirja e ngrirësit
Një sasi e caktuar ngrice do të formohet gjithmonë
në raftet e ngrirësit dhe rreth e përqark dhomëzës
së sipërme.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës arrin një
trashësi prej 3-5 mm.
Për të hequr brymën e formuar, ndiqni udhëzimet
e mëposhtme:
• nxirreni spinën nga priza e murit ose fikni pajisjen
• hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini me disa
shtresa gazete dhe vendosini në një vend të
freskët
• hiqni sirtarët e ngrirësit
• vendosni material izolues rreth sirtarëve, p.sh.
shtroja ose gazeta.
Shkrirja mund të përshpejtohet duke vendosur
tasa me ujë të nxehtë (jo të zier) brenda në ngrirës.
• Lironi gypin e kullimit nga pozicioni i tij, shtyjeni
në vend sipas figurës dhe vendoseni në fund të
sirtarit të ngrirësit ku mund të mblidhet ujë
• kruani me kujdes akullin kur fillon të shkrijë.
Përdorni një kruajtëse druri ose plastike
• kur i gjithë akulli të ketë shkrirë, lajeni dhe thajeni
ngrirësin, më pas vendoseni gypin e kullimit
sërish në vend.
• ndizni ngrirësin dhe vendosni sërish ushqimet e
ngrira.
Ju këshillojmë ta përdorni pajisjen me
termostatin çuar në maksimum për disa orë,
në mënyrë që të arrijë sa më shpejt të jetë e
mundur temperaturën e mjaftueshme të
ruajtjes.
E rëndësishme Mos përdorni kurrë vegla
metalike me majë për të kruajtur brymën nga
avulluesi pasi mund ta dëmtoni atë. Mos përdorni
asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të
përshpejtuar procesin e shkrirjes, veç atyre të
rekomanduara nga prodhuesi. Ngritja e
temperaturës së pakove të ushqimit të ngrirë, gjatë
shkrirjes, mund t'i shkurtojë jetën ruajtjes së
ushqimit.
Të dhëna teknike
Përmasat
Lartësia 1850 mm
Gjerësia 595 mm
Thellësia 648 mm
Koha në rritje 20 h
Të dhënat teknike ndodhe në tabelën e vlerave që
gjendet në anë të majtë brenda pajisjes dhe në
etiketën e energjisë.
Instalimi
Kujdes Lexoni me kujdes kapitullin "Të
dhëna për sigurinë" për sigurinë tuaj si dhe
për një përdorim të saktë të pajisjes, përpara se të
instaloni atë.
electrolux 11
Kommentare zu diesen Handbüchern