Electrolux ERW33901X Bedienungsanleitung Seite 5

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 52
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 4
Rregullimi i temperaturës
Përzgjidhni dhomëzën duke shtypur butonin
e përzgjedhjes së dhomëzës.
Caktoni temperaturën duke rrotulluar
butonin (rregullatorin e cilësimit të
temperaturës së dhomëzës së sipërme ose
të poshtme, në varësi të dhomëzës që do
të përshtatet).
Megjithatë, duhet të zgjidhet përzgjedhja e
saktë duke pasur parasysh se temperatura
brenda pajisjes varet nga:
temperatura e dhomës
sa shpesh hapen dyert
sasia e shisheve që ruhen në të
vendndodhja e pajisjes.
Alarmi i hapjes së derës
Do të dëgjohet një alarm akustik kur dera
lihet e hapur për rreth 5 minuta. Kushtet e
alarmit të hapjes së derës tregohen nga:
treguesi pulsues i dhomëzës
përzgjedhur
drita e kuqe e ekranit
tingëllimi i ziles.
Shtypni butonin e rivendosjes së alarmit për
të çaktivizuar alarmin akustik.
Pasi të jenë rregulluar sërish kushtet (dera e
mbyllur), alarmi akustik do të ndalojë.
Butoni i dritës
Nëse dëshironi që drita të mbetet e ndezur,
me derë të mbyllur, mjafton që ta hapni dhe
ta mbyllni derën dhe drita do të mbetet e
ndezur automatikisht për 10 minuta.
Nëse dëshironi që ta fikni dritën përpara
kohës së fikjes automatike, hapeni derën
dhe shtypni butonin e dritës.
Drita nuk ka asnjë ndikim negativ në cilësinë
e verës.
PËRDORIMI I PARË
Pastrimi i brendësisë së pajisjes
Përpara së te përdorni pajisjen për herë të
parë, pastroni pjesën e tij të brendshme
dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të
vakët dhe pak sapun natyral për të hequr
erën tipike të një produkti të ri, e më pas
thajeni tërësisht.
E rëndësishme Mos përdorni detergjent
apo pluhura gërryese, pasi këto mund
dëmtojnë pjesët e lëmuara.
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Sistemimi i verës
Dhomëza e sipërme:
Temperatura mund të përshtatet mes +6
dhe +11°C. Kjo dhomëz është ideale për
verëra, veçanërisht për verëra të reja
kuqe dhe të bardha që duhen konsumuar
menjëherë. Dhomëza pune me temperatura
të diferencuara.
Dhomëza e poshtme:
Temperatura mund të përshtatet mes +12
dhe +18°C. Kjo dhomëz është ideale për
ruajtjen dhe rafinimin e verërave të kuqe ose
të bardha për periudha të gjata.
Temperaturat e kësaj dhomëze janë të
përshtatshme për ruajtjen e verërave të
vjetruara dhe me aromë të fortë.
Shtrijini shishet në mënyrë të tillë që tapat të
mos thahen.
Mbajeni verën në ambient të errët. Dera
është e prodhuar prej dopio xhami të
errësuar kundër rrezeve UV, për ta mbrojtur
verën nga drita në rast se frigoriferi është i
vendosur në një vend me dritë.
Shmangni ndezjen e dritës së pajisjes
shumë shpesh ose për shumë gjatë. Vera
ruhet më mirë në errësirë.
Mbajini me kujdes shishet, për të shmangur
trazimin e verës.
Ndiqni rekomandimet dhe këshillat e marra
në kohën e blerjes ose të dhëna në
dokumentacionin teknik lidhur me cilësinë,
jetëgjatësinë dhe temperaturën më të mirë
të ruajtjes së verës.
electrolux 5
Seitenansicht 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 ... 51 52

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare