
Këshilla rreth ruajtjes
Koha e ruajtjes së verës varet nga vjetrimi,
lloji i rrushit, përmbajtja e alkoolit dhe niveli i
fruktozës dhe taninës që ka ajo. Në kohën e
blerjes, shikoni nëse vera e ka arritur
vjetrimin apo nëse do të përmirësohet me
kalimin e kohës.
Temperaturat e rekomanduara të
ruajtjes:
• Për shampanjë dhe verëra të gazuara,
ndërmjet 6 dhe 8°C
• Për verëra të bardha, ndërmjet 10 dhe
12°C
• Për verëra rozë ose të kuqe të çelura,
ndërmjet 12 dhe 16°C
• Për verëra të kuqe të vjetruara, 14 -16°C
Kur vendosni shishe të ndryshme njëra mbi
tjetrën, sigurohuni që ato të mos prekin
pllakën ftohëse të frigoriferit.
Raftet e qilarit të verës
Raftet mund të hiqen për t'u larë.
Mbajtësi i shisheve të qilarit të verës
Hiqeni raftin dhe vendoseni atë ndërmjet dy
udhëzuesve.
Pesha maksimale e mundshme mbi raftet e
shisheve është 30 kg.
Rafti mund të rregullohet mes udhëzuesve
100 mm larg nga njëri-tjetri për të dhënë
mundësinë e ekspozimit të shisheve.
Dhomëza e poshtme rregullohet nëpërmjet
një sirtari me rrëshqitje që përdoret për
vendosjen vertikale të shisheve.
Sirtari ka dy ndarëse që iu përshtaten
shisheve me diametra të ndryshëm.
Humifikuesi
Lagështia e duhur është shumë e
rëndësishme për ruajtjen e duhur të verës.
Qilari juaj i verës është i pajisur me një
pajisje speciale humifikuese që rrit
lagështinë brenda pajisjes.
6 electrolux
Kommentare zu diesen Handbüchern