
3. Nëse programi i larjes ka një fazë
paralarjeje, vendosni një sasi të vogël
detergjenti në pjesën e brendshme të
derës së pajisjes.
4. Nëse përdorni tableta detergjenti,
vendoseni tabletën e detergjentit në
folenë e detergjentit
1
.
5. Mbylleni shpërndarësin e detergjentit.
Shtypeni kapakun derisa të mbërthehet
në pozicion.
Marka të ndryshme të detergjentit
shkrihen në kohë të ndryshme. Disa
tableta detergjentesh nuk japin rezultatet
më të mira të pastrimit gjatë programe të
shkurtra të larjes. Përdorni programe
larjeje të gjata kur përdorni tableta
detergjentësh për të larguar plotësisht
detergjentin.
Përdorimi I lëndës shpëlarëse
Shpëlarësi mundëson tharjen e enëve pa
shenja dhe njolla.
Shpërndarësi i shpëlarësit shton
automatikisht shpëlarës gjatë fazës së
shpëlarjes së fundit.
Ndiqni këto hapa për të mbushur
shpërndarësin e shpëlarësit:
1.
Shtypni butonin e lirimit
6
për të hapur
kapakun
5
e shpërndarësit të
shpëlarësit.
2.
Mbushni shpërndarësin e shpëlarësit
3
me shpëlarës. Shenja "max" tregon
nivelin maksimal.
3. Hiqni shpëlarësin e derdhur me një leckë
thithëse për të parandaluar formimin e
shkumës gjatë programit të larjes.
4. Mbyllni shpërndarësin e shpëlarësit.
Shtypeni kapakun derisa të mbërthehet
në pozicion.
Përshtatja e dozimit të shpëlarësit
Përzgjedhja nga fabrika: pozicioni 3.
Ju mund të zgjidhni dozimin e shpëlarësit
midis pozicionit 1 (dozimi më i ulët) dhe
pozicionit 4 (dozimi më i lartë).
Rrotulloni përzgjedhësin e shpëlarësit
4
për
të rritur ose për të ulur dozën.
Në ekran shfaqet një mesazh kur foleja
e shpëlarësit është bosh.
Ky mesazh nuk do të shfaqet ndërkohë
që programi i larjes është duke u kryer.
Funksioni I shumëfishtë
Funksioni i shumëfishtë (multitab) përdoret
me tabletat e kombinuara të detergjentit.
Këto tableta përmbajnë agjentë si detergjent,
shpëlarës dhe kripë enëlarësesh. Disa lloje
tabletash mund të përmbajnë agjentë të
tjerë.
Kontrolloni nëse këto tableta përkojnë me
fortësinë e ujit në zonën tuaj. Referojuni
udhëzimeve të prodhuesit.
Kur cilësoni funksionin e shumëfishtë, ky
qëndron i aktivizuar derisa ta çaktivizoni ju.
Funksioni i shumëfishtë çaktivizon
shpërndarjen e shpëlarësit dhe të kripës.
Funksioni i shumëfishtë çaktivizon mesazhet
e shpëlarësit dhe të kripës.
Nëse zgjidhni funksionin e shumëfishtë,
programet mund të zgjatin më shumë.
Aktivizoni funksionin e shumëfishtë
përpara nisjes së një programi larjeje.
Funksioni i shumëfishtë nuk mund të
aktivizohet kur programi është duke u
kryer.
Për të aktivizuar funksionin e shumëfishtë
• Shkoni tek menyja e opsioneve dhe
aktivizoni funksionin e shumëfishtë.
Shikoni kapitullin 'Paneli i kontrollit'.
Për të çaktivizuar funksionin e shumëfishtë
dhe për të përdorur veçmas detergjent, kripë
dhe shpëlarës:
1. Shkoni tek menyja e opsioneve dhe
çaktivizoni funksionin e shumëfishtë.
Shikoni kapitullin 'Paneli i kontrollit'.
2. Mbusheni folenë e kripës dhe folenë
shpërndarëse të shpëlarësit.
3. Cilësojeni zbutësin e ujit në nivelin më të
lartë.
4. Kryeni një program larje pa enë.
5. Rregullojeni zbutësin e ujit sipas fortësisë
së ujit në zonën tuaj.
6. Rregulloni dozën e shpëlarësit.
electrolux 11
Kommentare zu diesen Handbüchern