
1 Butoni ndezje/fikje
2 Shiriti i dritës
3 Butoni i zhvendosjes në ekran
4 Ekrani
5 Butonat e zhvendosjes
6 Butoni OK
7 Butoni i fillimit
8 Butoni Home
Për t'i vënë në përdorim butonat e
panelit të kontrollit, mjafton t'i shtypni
lehtë.
Mesazhet në ekran dhe sinjalet akustike
ju ndihmojnë të punoni me pajisjen.
Shiriti i dritës
• Shiriti i dritës do të ndizet sapo të ndizni
pajisjen.
• Kur e fikni pajisjen, do të fiket edhe shiriti i
dritës.
Ekrani
A
B
C
Ekrani është i ndarë në 3 zona. Për të
përzgjedhur një zonë, shtypni butonin e
zhvendosjes në ekran derisa zona e
dëshiruar të rrethohet me një kornizë të
theksuar.
Fusha e Programs (A)
Kjo zonë e ekranit tregon programet e larjes
që mund të përdorni dhe kohëzgjatjen e
secilit program.
1. Shtypni butonin e zhvendosjes në ekran
për të përzgjedhur fushën.
2. Shtypni një nga butonat e zhvendosjes.
Zona do të zmadhohet dhe në ekran do
të afishohen:
– programet e larjes,
– kohëzgjatja e programit të larjes,
3. Shtypni ndonjë nga butonat e
zhvendosjes për të parë menynë e
programeve të larjes.
4. Përzgjidhni një program të larjes.
5. Shtypni butonin OK për të konfirmuar.
Në ekran do të afishohen sërish tre
fushat.
– Zona Programs tregon programin e
cilësuar dhe kohëzgjatjen e programit.
– Zona End Time (B) tregon me përafërsi
se kur do të përfundojë programi i larjes
(orën + kohëzgjatjen e programit).
Zona End Time (B)
Mund ta vononi nisjen e programit të larjes
maksimumi deri në 24 orë.
1. Shtypni butonin e zhvendosjes në ekran
për të përzgjedhur fushën.
2. Shtypni ndonjë nga butonat e
zhvendosjes për të përzgjedhur se sa orë
do të vonohet nisja.
– Në pjesën e sipërme të zonës do të
tregohet sa do të vonohet nisja.
– Në pjesën e poshtme të zonës do të
tregohet ora e përafërt kur do të
përfundojë programi i larjes.
3. Shtypni butonin OK për të konfirmuar.
Fusha Options (C)
1. Shtypni butonin e zhvendosjes në ekran
për të përzgjedhur fushën.
2. Shtypni ndonjë nga butonat e
zhvendosjes për të parë menynë e
opsioneve.
3. Shtypni butonin OK për:
– të shkuar te nën-menyja,
– të përzgjedhur një opsion,
4. Shtypni butonin home për të dalë nga
menyja e opsioneve dhe për t'u kthyer te
fusha Programs
Menyja e opsioneve
Menyja Nën-menyja Përshkrimi i opsionit
Wash guide Program guide Ekrani tregon të dhënat
përkatëse për programet e
larjes.
6 electrolux
Kommentare zu diesen Handbüchern