Electrolux ESI68070XR Bedienungsanleitung Seite 12

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 20
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 11
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
Referojuni broshurës "Shembuj të
ngarkesave RealLife".
Udhëzime dhe këshilla
Mos e përdorni pajisjen për të larë objekte që
thithin ujë (p.sh. sfungjerë, coha për pastrim).
Përpara se të futni takëme dhe enë, ndiqni
këto hapa:
Hiqeni pjesën e mbetur të ushqimeve.
Zbutini mbetjet e djegura të ushqimit në
tiganë.
Ndërkohë që fusni takëme dhe enë, ndiqni
këto hapa:
Fusni enët e thella (p.sh. filxhanët, gotat
dhe tenxheret) me pjesën e hapur të
drejtuar për poshtë.
Sigurohuni që uji të mos mblidhet në enë
ose në një bazament të thellë.
Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos
ngjiten bashkë.
Sigurohuni që gotat të mos prekin njëra-
tjetrën.
Vendosni objektet e vogla në koshin e
takëmeve.
Lugët vendosini bashkë me takëmet e
tjera për të mos lejuar që të ngjiten me
njëra-tjetrën.
Vendosini enët në mënyrë të tillë që të
lini ujin të prekë gjithë sipërfaqet.
Sendet plastike dhe tiganët me veshje të
posaçme për mosngjitje, janë të prirura që
të mbajnë pikat e ujit.
Vendosni enët e lehta në koshin e sipërm.
Sigurohuni që artikujt të mos lëvizin.
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
Përzgjidhni dhe filloni një program larës
1. Mbyllni derën e pajisjes dhe ndizeni
pajisjen.
2. Zgjidhni, nëse është e nevojshme,
opsionet dhe/ose vonimin e nisjes.
Shikoni kapitullin 'Paneli i kontrollit'.
3. Zgjidhni një program larës. Referojuni
kapitullit "Programet e larjes".
4. Shtypni butonin Start. Programi i larjes
fillon automatikisht.
Nëse është përzgjedhur shtyrja e fillimit
të programit, numërimi mbrapsht do të
fillojë automatikisht. Kur numërimi
mbrapsht ka përfunduar, programi i
larjes starton automatikisht
Nëse foleja e kripës dhe/ose foleja e
shpëlarësit janë bosh, në ekran
shfaqen mesazhet përkatëse dhe
pajisja nuk ndizet. Shtypni sërish
butonin Start për të nisur programin e
larjes.
Mbusheni folenë e kripës dhe/ose të
shpëlarësit kur pajisja është bosh dhe
përpara se të filloni një program larës
Nëse keni cilësuar vonim të nisjes, hapja
e derës së pajisjes ndërpret numërimin
mbrapsht. Kur e mbyllni derën, numërimi
mbrapsht vazhdon nga pika kur u
ndërpre.
Ndërprerja e programit të larjes
Hapni derën e enëlarëses.
Programi i larjes ndalon.
Mbylleni derën e pajisjes.
Programi i larjes vazhdon nga pika ku u
ndërpre.
Si të anuloni një program të larjes ose
një vonim të nisjes
Nëse programi i larjes ose vonimi i nisjes
nuk kanë filluar, ju mund ta ndryshoni
përzgjedhjen.
Kur një program larjeje ose një vonim i
nisjes janë aktive, nuk është e mundur
që ta ndërroni përzgjedhjen. Është e
nevojshme që të anuloni programin e
larjes ose shtyrjen e fillimit.
Si ta anulojmë një program larjeje
1. Shtypni butonin Start.
2. Ekrani elektronik tregon si të anulohet
programi i larjes.
Sigurohuni që ka detergjent në
shpërndarësin e detergjentit përpara se
të filloni një program të ri larjeje.
Si ta anulojmë vonimin e nisjes
1. Shtypni butonin Start.
2. Ekrani elektronik tregon si të anulohet
vonimi i nisjes.
3. Shtypni butonin Start.
12 electrolux
Seitenansicht 11
1 2 ... 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare