
3. Pastrojini të gjitha pjesët me ujë.
4. Vendoseni fletën suplementare të
zbutësit sërish derisa të mbërthehet në
vend
5. Pastrojini të gjitha pjesët e lavatriçes,
veçanërisht vrimëzat në pjesën e sipërme
të dhomës së larjes, me një furçë.
6. Futni sërish sirtarin e detergjentit nëpër
shinat ndihmëse dhe shtyjeni atë në
vend.
Kazani i larjes
Në kazan mund të formohen grumbullime
ndryshku si pasojë e ndryshkjes së trupave
të huaj nga larja apo nga uji i rubinetit që
përmban hekur.
E rëndësishme Mos e pastroni kazanin me
agjentë zhgëlqerëzues acide, agjentë
gërryes që përmbajnë klor ose hekur apo me
lesh teli.
1. Hiqni çdo grumbullim ndryshku nga
kazani me një agjent pastrues për inoks.
2. Kryeni një cikël larjeje pa tesha brenda,
për të pastruar mbetjet e mundshme të
agjentëve pastrues.
Programi: Programi i Shkurtër i të
Pambuktave në një temperaturë
maksimale dhe shtoni afërsisht 1/4 e
gotës matëse me detergjent.
Guarnicioni i derës
Kontrollojeni herë pas here guarnicionin e
derës dhe shmangni objekte të mundshëm
që mund të ngecin në pjesën e palosur të tij.
Pompa e kullimit
Pompa duhet kontrolluar rregullisht dhe
veçanërisht nëse:
• pajisja nuk zbraz ujin dhe/ose shtrydh
• pajisja bën një zhurmë të pazakontë gjatë
kullimit, si pasojë e objekteve të tilla si
paramane, monedha, etj. që bllokojnë
pompën.
Veproni si më poshtë:
1. Shkëputni pajisjen nga rryma elektrike.
2. Nëse është e nevojshme, prisni derisa uji
të jetë ftohur.
3. Hapni derën e pompës.
20 electrolux
Kommentare zu diesen Handbüchern