
Pastrojini të gjithë aksesorët pas çdo
përdorimi dhe lërini të thahen. Përdorni
një leckë të butë me ujë të ngrohtë dhe
agjent pastrues. Mos i pastroni aksesorët
në enëlarëse.
Ndotjet e forta pastrojini me një pastrues
të posaçëm për furrat. Mos aplikoni
pastrues furre mbi sipërfaqet katalitike.
Nëse keni aksesorë që nuk ngjisin, mos i
pastroni duke përdorur lëndë agresive,
sende me cepa të mprehta ose në
enëlarëse. Kjo mund t'i shkaktojë
dëmtime veshjes së pajisjes.
Në furrë ose në panelet e dyerve prej
xhami mund të kondensohet lagështi.
Për të ulur kondensimin, përdoreni furrën
bosh për 10 minuta para gatimit.Fshini
lagështinë nga pjesa e brendshme pas
çdo përdorimi.
11.2 Furrat prej inoksi ose
alumini
Pastrojeni derën e furrës vetëm me leckë
ose sfungjer të lagur. Thajeni me leckë të
butë.
Mos përdorni tel krues, acide ose
materiale gërryese, pasi ato mund të
dëmtojnë sipërfaqen e furrës. Pastroni
panelin e kontrollit të furrës duke marrë
të njëjtat masa paraprake.
11.3 Pastrimi i guarnicionit të
derës
Guarnicionin e derës kontrollojeni
rregullisht. Guarnicioni i derës ndodhet
rreth kornizën së hapësirës së furrës.
Mos e përdorni furrën nëse guarnicioni i
derës është i dëmtuar. Kontaktoni me një
qendër të autorizuar shërbimi.
Për të pastruar guarnicionin e derës
shikoni informacionin e përgjithshëm mbi
pastrimin.
11.4 Heqja e mbajtëseve të
rafteve / panelet katalitike
Për të pastruar furrën, hiqni
mbështetëset e rafteve / panelet
katalitike.
KUJDES!
Bëni kujdes kur hiqni
mbajtëset e rafteve. Panelet
katalitike nuk janë të ngjitura
me muret e furrës dhe mund
të bien kur hiqni mbajtëset e
rafteve.
1. Tërhiqni pjesën ballore të
mbështetëses nga muri anësor.
Mbani shinat e pasme rrëshqitëse
dhe panelin katalitik në vend me
dorën tjetër.
2. Tërhiqni pjesën e pasme të
mbajtëses së rafteve jashtë murit
anësor dhe hiqeni.
Montoni aksesorët e hequr sipas rendit
të kundërt.
Kunjat te shinat teleskopike
nuk duhet të jenë vendosur
përpara.
11.5 Pastrimi katalitik
Brendësia e pajisjes me veshje katalitike
është vetëpastruese. Ajo thith yndyrën.
Përpara aktivizimit të pastrimit katalitik:
• hiqni të gjithë aksesorët .
• pastroni pjesën e poshtme të furrës
me ujë të ngrohtë dhe detergjent të
butë.
• pastroni xhamin e brendshëm të
derës me ujë të vakët dhe një leckë të
butë.
1. Caktoni funksionin
.
SHQIP 23
Kommentare zu diesen Handbüchern