Electrolux EKI6771DOX Bedienungsanleitung Seite 14

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 44
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 13
6. VATRAT - UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
6.1 Enët e gatimit
Për zonat e gatimit me
induksion, fusha e fortë
elektromagnetike e krijon
shumë shpejt nxehtësinë në
enën e gatimit.
Përdorini zonat e gatimit me
induksion me enë gatimi të
përshtatshme.
Materialet e enëve të gatimit
i përshtatshëm: hekur i derdhur,
çelik, çelik i smaltuar, inoks, me fund
me shumë shtresa (e cilësuar si e
përshtatshme nga prodhuesi).
i papërshtatshëm: alumini, bakri,
tunxhi, qelqi, qeramika, porcelani.
Ena është e përshtatshme për një
vatër me induksion nëse:
uji zien shumë shpejt në një zonë të
vendosur në cilësimin më të lartë të
nxehtësisë.
fundi i enës tërhiqet nga një magnet.
Fundi i enëve të gatimit
duhet të jetë sa më i trashë
dhe më i rrafshët që të jetë e
mundur.
Përmasat e enës së gatimit
Zonat e gatimit me induksion i përshtaten
përmasave të bazamentit të enëve
automatikisht deri diku.
Efikasiteti i zonës së gatimit është i lidhur
me diametrin e enës së gatimit. Enët me
diametër më të vogël se diametri minimal
thithin vetëm një pjesë të energjisë së
krijuar nga zona e gatimit.
6.2 Diametri minimal i enës së
gatimit
Zona e gatimit Diametri mini‐
mal i enës së
gatimit (mm)
Majtas prapa — 145
mm
125
Djathtas prapa —
180 mm
145
Djathtas përpara —
180 mm
145
Majtas përpara —
210 mm
180
6.3 Zhurmat gjatë punës
Nëse arrini të dëgjoni:
zhurmë kërcitëse: enët janë të
përbëra nga materiale të ndryshme
(strukturë sanduiç).
tingull fishkëllime: e përdorni zonën e
gatimit me nivel të lartë fuqie dhe ena
është e përbërë nga materiale të
ndryshme (struktura sanduiç).
www.electrolux.com14
Seitenansicht 13
1 2 ... 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 ... 43 44

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare