
KUJDES!
Mos përdorni detergjent,
pluhura gërryes, klor apo
pastrues me bazë vaji, pasi
këto mund të dëmtojnë
sipërfaqet e lëmuara.
5.2 Pastrimi periodik
KUJDES!
Mos tërhiqni, lëvizni apo
dëmtoni ndonjë nga tubat
dhe/ose kabllot brenda
pajisjes.
KUJDES!
Kujdesuni që të mos
dëmtoni sistemin ftohës.
KUJDES!
Kur lëvizni pajisjen, ngrijeni
nga cepi i përparmë për të
shmangur gërvishtjen e
dyshemesë.
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
1. Pastroni pjesën e brendshme dhe
aksesorët me ujë të vakët dhe me
pak sapun neutral.
2. Kontrolloni rregullisht gominat e
derës dhe pastrojini për t’u siguruar
që janë të pastra dhe nuk kanë
papastërti.
3. Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
4. Nëse arrihet, pastroni me furçë
kondensatorin dhe kompresorin në
pjesën e pasme të pajisjes.
Ky veprim do të përmirësojë
performancën e pajisjes dhe do të
kursejë energjinë.
5.3 Shkrirja
Pajisja është pa formim brymë. Kjo do të
thotë se gjatë procesit të punës nuk
krijohet ngricë, as në muret e brendshëm
as mbi ushqime. Moskrijimi i ngricës vjen
si rezultat i qarkullimit të vazhdueshëm të
ajrit të ftohtë brenda ndarjes, që vihet në
punë nga një ventilator automatik. Uji i
shkrirjes shkarkohet nëpërmjet një
zgavre brenda një mbajtëseje të
posaçme që ndodhet në pjesën e pasme
të pajisjes, mbi kompresorin e motorit, ku
dhe avullon.
Është e rëndësishme të pastroni
periodikisht vrimën e shkarkimit të ujit të
shkrirjes që ndodhet në mes të kanalit të
ndarjes së ftohjes, për të parandaluar që
uji të rrjedhë e të pikojë mbi ushqimin
brenda.
5.4 Periudhat e mospërdorimit
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
gjata, merrni masat paraprake të
mëposhtme:
1. Shkëputeni pajisjen nga furnizimi
elektrik.
2. Nxirrni jashtë të gjitha ushqimet.
3. Pastroni pajisjen dhe të gjithë
aksesorët.
4. Lëreni derën/dyert paksa hapur për
të shmangur formimin e erërave të
pakëndshme.
6. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
www.electrolux.com10
Kommentare zu diesen Handbüchern