
4.4 Ndarja NaturaFresh 0°
Kjo ndarje është e përshtatshme për
ruajtjen e ushqimeve të freskëta si mishi,
peshku, produktet e detit, sepse ofron
temperaturën më të mirë të ruajtjes.
Temperatura është më e ulët këtu sesa
në pjesën tjetër të frigoriferit.
Për ta ulur temperaturën në ndarje në 0°
C referojuni pjesës përkatëse në
kapitullin "Paneli i kontrollit".
4.5 MULTIFLOW
Ndarja e frigoriferit ka një pajisje që
mundëson ftohjen e shpejtë të ushqimit
dhe ruan një temperaturë më të
njëtrajtshme në të.
Kjo pajisje çaktivizohet automatikisht kur
nevojitet, për shembull kur temperatura
brenda pajisjes është e lartë.
4.6 TASTEGUARD Filtri
Ky filtër me karbon aktiv thith aromat e
këqija dhe ruan shijen dhe aromën më të
mirë për të gjitha ushqimet e ruajtura në
frigorifer.
Kur dërgohet, filtri ndodhet në një qese
plastike.
Për ta instaluar filtrin në pajisje:
1. Hiqni kapakun e filtrit.
2. Nxirrni filtrin nga qesja plastike.
3. Fusni filtrin në folenë në paretin e
pasmë të pajisjes.
4. Vendosni kapakun e filtrit.
KUJDES!
Sigurohuni që kapaku i filtrit
të jetë gjithmonë e mbyllur
në mënyrë që filtri të
funksionojë siç duhet.
Për rendiment sa më të lartë, filtri duhet
të ndërrohet një herë në 6 muaj. Filtrat e
rinj aktivë mund të blihen pranë shitësit
tuaj vendor ose përmes uebsajtit. Numri i
pjesës është i printuar në qesen plastike.
5. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
5.1 Pastrimi i pjesës së
brendshme të pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë
të parë, pastroni pjesën e saj të
brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të
një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
SHQIP 9
Kommentare zu diesen Handbüchern