
Sensori i temperaturës së brendshme
mat temperaturën e brendshme të mishit.
Nëse mishi është në temperaturën e
vendosur, pajisja çaktivizohet.
KUJDES!
Përdorni vetëm sensorin e
temperaturës që keni marrë
me pajisjen, ose pjesë
këmbimi të sakta.
Sensori i temperaturës duhet
të qëndrojë brenda mishit
dhe e lidhur te priza gjatë
kohës së gatimit.
1. Ndizni pajisjen.
2. Vendosni majën e sensorit të
temperaturës në qendër të mishit.
3. Vendosni spinën e sensorit të
temperaturës brenda prizës përpara
pajisjes.
Ekrani tregon simbolin e sensorit të
temperaturës.
4. Shtypni ose në më pak se 5
sekonda për të caktuar temperaturën
e brendshme.
5. Vendosni funksionin e nxehjes dhe
nëse është e nevojshme,
temperaturën e furrës.
Pajisja llogarit me afërsi kohën e mbetur.
Koha e përfundimit është e ndryshme
për sasi të ndryshme ushqimi,
temperaturat e vendosura të furrës
(minimumi 120 °C) dhe modalitetet.
Pajisja e llogarit kohën e përfundimit në
afërsisht 30 minuta.
6. Për të ndryshuar temperaturën e
brendshme shtypni .
Kur mishi arrin temperaturën e
brendshme të zgjedhur, dëgjohet një
sinjal akustik. Pajisja fiket automatikisht.
7. Shtypni një simbol çfarëdo për të
ndaluar sinjalin.
8. Hiqni sensorin e temperaturës nga
priza dhe hiqni mishin nga furra.
9. Shtypni për të fikur pajisjen.
PARALAJMËRIM!
Sensori i temperaturës së
brendshme është i nxehtë.
Ka rrezik djegie. Bëni kujdes
kur hiqni majën dhe spinën e
sensorit të temperaturës.
9.2 Futja e aksesorëve
Rafti me rrjetë:
Shtyni raftin mes shufrave udhëzuese të
mbajtëses së raftit dhe sigurohuni që
këmbët të jenë me drejtim poshtë.
Tavë për pjekje / Tavë e thellë:
Shtyjeni tavën e pjekjes / tavën e thellë
ndërmjet shufrave drejtuese të
mbajtëses së raftit.
Rafti me rrjetë dhe tava e pjekjes / tava e
thellë së bashku:
Shtyni tavën e pjekjes / tavën e thellë
ndërmjet shufrave udhëzuese të
mbajtëses së raftit dhe raftin me rrjetë në
shufrat udhëzuese më sipër.
SHQIP 23
Kommentare zu diesen Handbüchern