Electrolux ERN22510 Bedienungsanleitung Seite 6

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 64
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 5
UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
Këshilla për kursimin e energjisë
Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit
ose mos e lini atë absolutisht të hapur më
shumë se ç'duhet.
Nëse temperatura e ambientit është e
lartë, Rregullatori i Temperaturës është
vendosur në përzgjedhjen më të lartë dhe
pajisja është e mbushur plot, kompresori
mund të punojë pa pushim duke
shkaktuar formimin e ngricës ose akullit
në aparatin e avullimit. Nëse kjo gjë
ndodh, rrotulloni Rregullatorin e
Temperaturës drejt një përzgjedhjeje më
të ulët për të lejuar shkrirjen automatike
dhe si rrjedhojë kursimin e konsumit të
energjisë.
Këshilla për ftohjen e ushqimeve të
freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
mos depozitoni ushqime të ngrohta apo
lëngje që avullojnë në ftohës;
mbuloni me kapak ose mbështillni
ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë të
fortë;
vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë që
ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij.
Këshilla për ftohjen
Këshilla të nevojshme:
Mish (të gjitha llojet) : mbështillini në qeska
polietileni dhe vendosini mbi raftin e xhamit
që ndodhet mbi sirtarin e perimeve.
Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më
shumë se një ose dy ditë.
Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj..:
këto duhet të mbulohen dhe mund të
vendosen në çdo raft.
Frutat dhe perimet: këto duhet të pastrohen
mirë dhe të vendosen në sirtarin e
posaçëm.
Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen
në mbajtëset e posaçme hermetike ose
mbështjella në letër alumini ose qeska prej
polietileni, për të lejuar brenda sa më pak
ajër të jetë e mundur.
Shishet e qumështit: këto duhet të kenë një
kapak dhe duhet të vendosen në mbajtësen
e shisheve tek dera.
Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat, nëse
nuk janë të paketuara, nuk duhet të mbahet
në ftohës.
Këshilla për ngrirjen
Për t'ju ndihmuar të kryeni pjesën më të
madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni
disa këshilla të rëndësishme:
sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë. është shfaqur në
tabelën e vlerave;
6 electrolux
Seitenansicht 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 ... 63 64

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare