Electrolux EWG147410W Bedienungsanleitung Seite 18

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 72
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 17
Vazhdon programi (ose Vonesë në
nisje).
10.10 Në përfundim të
programit
Pajisja ndalon automatikisht. Bien
disa sinjalet akustike (nëse janë
aktivizuar).
Në ekran ndizet vlera . Treguesi
Nisje/Pauzë fiket.
Kur treguesi i derës së bllokuar
fiket në ekran, mund të hapni derën.
Nxirrni nga pajisja rrobat. Sigurohuni
që kazani të jetë bosh. Mbyllni
rubinetin e ujit.
Rrotullojeni çelësin e programit në
pozicionin Ndezje / Fikje për të
çaktivizuar pajisjen.
Mbajeni derën paksa të hapur, për të
parandaluar mykun dhe erërat e
pakëndshme.
Programi i larjes ka përfunduar, por ka
ende ujë në kazan:
Kazani rrotullohet rregullisht për të
parandaluar krijimin e rrudhave te
rrobat brenda.
Treguesi i bllokimit të derës është
ndezur. Dera qëndron e bllokuar.
Për të hapur derën duhet të shkarkoni
ujin.
Për të shkarkuar ujin:
1. Rrotulloni çelësin e programit në
pozicionin Ndezje / Fikje dhe më pas
zgjidhni një program centrifugimi ose
shkarkimi.
2. Shtypni butonin Nisje/Pauzë. Nëse
është e nevojshme, ulni shpejtësinë
e centrifugimit.
Pajisja centrifugon dhe shkarkon ose
vetëm shkarkon.
3. Kur programi përfundon dhe treguesi
fiket, mund ta hapni derën.
4. Rrotullojeni çelësin e programit në
pozicionin Ndezje / Fikje për të
çaktivizuar pajisjen.
10.11 Pritja aktive
Sapo programi të ketë përfunduar pas
pak minutash sistemi i kursimit të
energjisë do të aktivizohet.
Ndriçimi i ekranit reduktohet.
Duke shtypur çdo lloj butoni, pajisja do të
dalë nga statusi i kursimit të energjisë.
11. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
11.1 Ngarkesa e rrobave
Ndani rrobat në: të bardha, me ngjyra,
sintetike, delikate dhe të leshta.
Zbatoni udhëzimet e larjes që
ndodhen në etiketat e kujdesit te
rrobat.
Mos lani së bashku rrobat e bardha
dhe ato me ngjyrë.
Disa rroba me ngjyra të nxjerrin bojë
gjatë larjes së parë. Rekomandojmë
që ato të lahen më vete herën e parë.
Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni
zinxhirët, tokëzat dhe sustat. Lidhini
rripat.
Zbrazni xhepat dhe shpalosni rrobat.
Kthejini së prapthi rrobat me disa
shtresa, të leshtat dhe veshjet me
stampa.
Hiqini njollat e vështira.
Lajini njollat e vështira me detergjent
të veçantë.
Bëni kujdes me perdet. Hiqini kapëset
e tyre ose futini perdet në një qese
për larje apo këllëf jastëku.
Mos lani rroba pa tegela ose me
prerje. Përdorni një trastë larjeje për
të larë rroba të vogla dhe/ose delikate
(p.sh. sytjena me tela, rripa, streçe
etj.).
Një ngarkesë shumë e vogël mund të
shkaktojë probleme balancimi gjatë
fazës së centrifugimit. Nëse ndodh
kjo, rregulloni manualisht artikujt
brenda tamburit dhe niseni sërish
fazën e centrifugimit.
www.electrolux.com18
Seitenansicht 17
1 2 ... 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 ... 71 72

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare