• Mos e përdorni pajisjen për të larë tesha
të gomuara, tesha pa bordurë të kthyer
ose materiale të grisura apo të shqyera.
• Pas përdorimit, pastrimit dhe
mirëmbajtjes, shkëputeni gjithmonë
pajisjen nga rrjeti elektrik dhe mbyllni
çelësin e furnizimit me ujë.
• Në asnjë mënyrë nuk duhet të përpiqeni
ta riparoni pajisjen vetë. Riparimet e
kryera nga persona pa përvojë, do të
shkaktojnë plagosje ose keqfunksionim
serioz. Kontaktoni Qendrën lokale të
Shërbimit. Këmbëngulni gjithmonë në
përdorimin e pjesëve të këmbimit
origjinale.
INSTALIMI
• Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur
e lëvizni atë.
• Përpara përdorimit hiqni çdo mjet
paketues dhe bulonat e transportit. Nëse
nuk bëni kështu, produkti dhe ambienti
juaj do të dëmtohen rëndë. Shihni
paragrafin përkatës në manualin e
përdorimit.
• Kjo pajisje është prodhuar vetëm për të
qëndruar e lirë në këmbë. MOS e
vendosni atë nën një mobilie dhe MOS e
hiqni pjesën e sipërme për asnjë arsye.
• Pasi të keni instaluar pajisjen, kontrolloni
që të mos ketë shkelur zorrën e furnizimit
me ujë dhe të kullimit, si dhe që plani i
sipërm të mos ketë shtypur kabllin e
ushqimit elektrik pas murit.
• Instalojeni pajisjen mbi një dysheme të
fortë e të sheshtë.
• Mos vendosni kurrë karton, dru apo
materiale të ngjashme nën pajisje për të
kompensuar një dysheme jo të sheshtë.
• Nëse pajisja është vendosur mbi një
dysheme te shtruar me tapet, ju lutemi të
rregulloni këmbëzat në mënyrë të tillë që
të lejoni ajrin të qarkullojë lirisht nën
pajisje.
• Kontrolloni që pajisja të mos prekë murin
apo njëri të tjera në kuzhinë.
•
Kjo pajisje duhet të lidhet me një
furnizim me ujë të ftohtë.
• Mos përdorni zorrën e pajisjes suaj të
mëparshme për ta lidhur pajisjen me
rubinetin e ujit. Përdorni gjithmonë zorrën
e marrë bashkë me pajisjen.
• Zorra e hyrjes së ujit duhet të zgjatet.
Nëse ajo është shumë e shkurtër dhe
nuk dëshironi të lëvizni rubinetin, do t’ju
duhet të blini një të re, më të gjatë dhe
veçanërisht të projektuar për këtë
përdorim.
• Sigurohuni gjithmonë që nuk ka rrjedhe
uji nga zorrët si dhe për lidhjet e tyre pas
instalimit.
• Nëse pajisja është instaluar në një vend
të ftohtë, ju lutemi lexoni kapitullin
“Parandalimi i formimit të brymës".
Prodhuesi nuk mban asnjë përgjegjësi
për dëmtime për shkak të ngricës.
• Çdo ndërhyrje hidraulike e nevojshme për
instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer
nga një hidraulik i kualifikuar ose nga një
person i aftë.
• Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për
instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer
nga një hidraulik i kualifikuar ose nga një
person i aftë.
PËRDORIMI
• Kjo pajisje është ndërtuar për përdorim
shtëpiak. Ajo nuk duhet përdorur për
qëllime të ndryshme nga ato për të cilat
është projektuar.
• Lani vetëm tesha që janë të
përshtatshme për t’u larë në lavatriçe.
Ndiqni udhëzimet në çdo etiketë mbi
tesha.
• Mos e mbingarkoni pajisjen. Shihni
“Tabela e programeve të larjes".
• Përpara larjes, sigurohuni që xhepat e
teshave të jenë bosh si dhe kopsat dhe
zinxhirët të jenë të mbërthyer. Shmangni
larjen në pajisje të teshave të ngrëna apo
të grisura si dhe trajtojini paraprakisht
njollat nga boja e murit, boja e shkrimit,
ndryshku e bari, përpara se t’i lani ato në
pajisje. Reçipetat me tela NUK duhet të
lahen në pajisje.
• Sirtari shpërndarës i detergjentit është i
pajisur me një ndarje për detergjent të
lëngshëm. Mos përdorni këtë ndarje për
detergjente xhelatinozë, me programe që
përfshijnë paralarjen, me opsionin e
shtyrjes së programit. Në këto raste
mund të përdorni sfera matjeje ose qese
me të cilat jepet detergjenti. Hiqeni mjetin
matës në fund të ciklit të larjes.
electrolux 3
Kommentare zu diesen Handbüchern