Electrolux EWP127300W Bedienungsanleitung Seite 2

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 92
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 1
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
PËRMBAJTJA
Të dhëna për sigurinë 2
Masat paraprake kundër ngrirjes 4
Probleme që lidhen me mjedisin 5
Përshkrim i produktit 5
Të dhëna teknike 5
Instalimi 6
Aksesorët e veçantë 10
Përdorimi i parë 10
Personalizimi 11
Përdorimi I përditshëm 11
Programet e larjes 21
Vlerat e konsumit 24
Kujdesi dhe pastrimi 24
Si të veprojmë nëse… 28
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
TË DHËNA PËR SIGURINË
E rëndësishme Lexojini udhëzimet me
kujdes dhe ruajini ato për t'iu referuar në
ardhmen.
Siguria e pajisjes suaj elektro-shtëpiake
pajtohet me standardet e industrisë dhe
me kërkesat ligjore mbi sigurinë e
pajisjeve elektro-shtëpiake. Megjithatë, si
prodhues, ne e ndjejmë si detyrën tonë
që të ofrojmë shënimet e mëposhtme në
lidhje me sigurinë.
Është e rëndësishme që ky libër
udhëzimesh të ruhet bashkë me pajisjen
për referime të mëtejshme. Nëse pajisja
shitet ose i transferohet një pronari tjetër
ose nëse ndërroni shtëpi dhe e lini
pajisjen atje, sigurohuni gjithmonë që libri
të shoqërojë pajisjen, në mënyrë që
pronari i ri të njihet me funksionimin e
pajisjes dhe paralajmërimet e
rëndësishme.
Ju DUHET t’i lexoni ato me kujdes para
se të instaloni ose vini në përdorim
pajisjen.
Para se ta ndizni për herë të parë,
kontrollojeni pajisjen për ndonjë dëmtim
që shkaktohet gjatë transportit. Kurrë
mos lidhni një pajisje të dëmtuar . Nëse
pjesët janë dëmtuar, kontaktoni me
furnizuesin tuaj.
Nëse pajisja merret në muajt e dimrit kur
ka temperatura nën zero. Mbajeni
pajisjen në temperaturën e dhomës për
24 orë para se ta përdorni për herë
parë.
Kjo pajisje është prodhuar për përdorim
normal shtëpiak. Prodhuesi nuk mban
përgjegjësi për dëmtime për shkak të
ngricës. Lexoni "Parandalim i formimit të
brymës".
SIGURIA E PËRGJITHSHME
Është e rrezikshme të ndryshoni
specifikimet apo të përpiqeni ta
modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë
të mundshme.
Gjatë programeve të larjes me
temperatura të larta, xhami i derës mund
të nxehet. Mos e prekni!
Sigurohuni që kafshët e vogla shtëpiake
dhe fëmijët të mos futen në kazan. Për ta
shmangur këtë, ju lutemi kontrolloni
brenda kazanit përpara se të përdorni
pajisjen.
Çdo objekt i tillë si monedha, paramane,
gozhdë, vidha, guriçka ose çdo lloj tjetër
materiali i mprehtë mund të shkaktojë
dëmtime të mëdha, kështu që nuk duhet
të vendoset brenda në pajisje.
Përdorni vetëm sasitë e këshilluara të
zbutësit të rrobave dhe detergjentit. Nëse
përdorni sasi më të madhe se ç'duhet,
mund të dëmtoni pajisjen. Referojuni
udhëzimeve të prodhuesit lidhur me
sasitë.
Lajini teshat e vogla, të tilla si çorapet,
lidhëset, rripat e mesit (që lahen) etj.
futura në një qeskë për larje apo në një
këllëf jastëku, pasi të tilla tesha mund të
rrëshqasin midis kazanit dhe çikrikut të
brendshëm.
2 electrolux
Seitenansicht 1
1 2 3 4 5 6 7 ... 91 92

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare