Electrolux EXD15DN3W Bedienungsanleitung Seite 3

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 12
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 2
SHQIP 3
TË DHËNA PËR SIGURINË
Ky MANUAL PËRDORIMI ofron
udhëzime specifike përdorimi për
modelin tuaj. Përdoreni kondicionerin e
dhomës vetëm siç është udhëzuar në
këtë manual përdorimi. Këto udhëzime
nuk janë menduar të mbulojnë çdo
situatë dhe kusht të mundshëm që
mund të ndeshet. Instalimi, përdorimi
dhe mirëmbajtja e pajisjes duhet të
kryhen me logjikë dhe kujdes.
Kujdes! Shmangni rrezikun e
zjarrit apo goditjes elektrike. Mos
përdorni kabllo zgjatuese ose
spinë me adaptues. Mos hiqni
asnjë dhëmb nga kablloja.
Në asnjë rrethanë, mos pritni,
hiqni apo shmangni dhëmbin e
tokëzimit.
Për sigurinë tuaj
Kujdes! Mos mbani apo përdorni
benzinë apo avuj dhe lëngje të
tjerë që marrin flakë në afërsi të
kësaj apo ndonjë pajisjeje tjetër.
Lexoni etiketat e produkteve
për djegshmërinë, si dhe
paralajmërime të tjera.
Kujdes! Derdheni ujin e kovës.
Ky ujë nuk është i pijshëm dhe
nuk mund të përdoret.
Masa paraprake për sigurinë e
fëmijëve
Kujdes! Eliminoni kartonin,
qeset plastike dhe çdo material
tjetër ambalazhi menjëherë pasi
të shpaketoni tharësin e ajrit.
Fëmijët nuk duhet t'i përdorin
asnjëherë këto sende për të lozur.
Kujdes! Mos i lini fëmijët pa
mbikëqyrje në zonën ku pajisja
është në përdorim.
Kujdes! Mos i lejoni ata të ulen
apo të qëndrojnë mbi pajisjen.
Të dhëna elektrike
Kujdes! Për sigurinë dhe
mbrojtjen tuaj, ky tharës ajri është
i pajisur me një spinë me tre
dhëmbë tokëzimi në kabllo. Në
asnjë rrethanë, mos pritni apo
hiqni dhëmbin e rrumbullakët të
tokëzimit nga spina.
Kujdes! Tharësi i ajrit duhet të
vendoset direkt në një prizë me
tre dhëmbë të tokëzuar siç duhet
e të polarizuar. Nëse priza në
mur të cilën keni ndërmend të
përdorni nuk pranon spinë me
tri dhëmbë, ose nëse nuk jeni të
sigurt që priza është tokëzuar
siç duhet apo e mbrojtur nga
një siguresë me ngadalësim apo
automat, merrni një elektricist të
kualifikuar për të instaluar prizën
e duhur në përputhje me Kodin
Elektrik Kombëtar dhe kodet dhe
rregulloret vendase në fuqi. Mos
përdorni kabllo zgjatuese ose
spinë me adaptues.
Kujdes! Mos e hiqni kurrë
tharësin e ajrit nga priza duke
tërhequr kabllon. Gjithmonë
kapeni spinën fort dhe nxirreni
direkt nga priza.
Kujdes! Mos shponi, palosni apo
lidhni nyje kabllon.
Masa paraprake për sigurinë
Kujdes! Shmangni dëmtimet
serioze apo vdekjen.
Ky tharës ajri nuk përmban pjesë që
mund të riparohen nga përdoruesi.
Për riparime thërrisni gjithmonë një
teknik të autorizuar nga Electrolux.
Mos fusni apo vendosni gishta apo
objekte në zonën e shkarkimit të ajrit
apo grilën e përparme të njësisë.
Seitenansicht 2
1 2 3 4 5 6 7 8 ... 11 12

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare