Electrolux EXD15DN3W Bedienungsanleitung Seite 5

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 12
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 4
SHQIP 5
Lëreni njësinë të arrijë temperaturën e
dhomës përpara se të funksionojë. Për të
filluar përdorimin e tharësit të ajrit, ndiqni
këto hapa:
Njësia duhet të qëndrojë në këmbë për një
orë përpara përdorimit.
1. Vendoseni kabllon në një prizë 220 V
AC të tokëzuar siç duhet.
Nëse ndizet drita KOVA E MBUSHUR,
hiqeni kovën dhe instalojeni përsëri për
të rivendosur çelësin pluskues.
2. Për ta ndezur njësinë, shtypni
butonin ON/OFF (ndezje/fikje)
. Njësia do të punojë me cilësimet
e fabrikës në shpejtësi të lartë dhe
të VAZHDUESHME të ventilatorit.
Në modalitetin e VAZHDUESHËM,
njësia do të shfaqë në ekran vetëm
CO dhe jo lagështinë e dhomës.
Rekomandohet që ta lini njësinë të
punojë në cilësimin e VAZHDUESHËM
për tri apo katër ditët e para derisa
të ndalojnë aromat e djersës dhe
lagështisë.
3. Pas disa ditësh kur të ketë rënë
lagështia relative, shtypni butonat
LAGËSHTI
ose për të zgjedhur
një vlerë midis 35% deri në 85%,
në mënyrë që dhoma të mbahet
në lagështi komode. Duke shtypur
butonat
ose temperatura do të
ndryshojë me një rritje prej 5%.
Pasi të keni vendosur lagështinë
e dëshiruar, ekrani do të shfaqë
lagështinë aktuale të dhomës. Nëse
në çdo moment dëshironi të ktheheni
në modalitetin e VAZHDUESHËM,
duke shtypur butonin
LAGËSHTI
do të ulet lagështia relative me një rritje
5% derisa në ekran të shfaqet CO.
4. Mund të përdorni edhe butonin
SHPEJTËSIA E VENTILATORIT
për
të ndryshuar shpejtësinë në të LARTË
apo të ULËT. Drita e treguesit do të
shfaqë cilësimin që keni zgjedhur.
Shpejtësia më e lartë e ventilatorit do
të rezultojë në heqje më të shpejtë të
lagështisë.
5. Drita PASTRO FILTRIN do të ndizet
pas 250 orësh pune. Në këtë kohë
referojuni seksionit të kujdesit dhe
pastrimit për të hequr dhe pastruar
filtrin.
Kur ta keni pastruar dhe zëvendësuar
filtrin, thjesht shtypni butonin FILTËR
për të fikur dritën.
6. Funksioni KOHËMATËSI ju mundëson
të vononi ndezjen apo të vononi fikjen
e njësisë me mundësi zgjedhjeje
nga 0,5 deri në 24 orë. Nëse njësia
është e ndezur, atëherë zgjedhja e
Kohëmatësit do ta fikë atë në orën e
caktuar (fikje e vonuar). Nëse njësia
është e fikur, atëherë zgjedhja e
Kohëmatësit do ta ndezë atë në orën
e caktuar (ndezje e vonuar).
UDHËZIME PËRDORIMI
Seitenansicht 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare